Bota Koronavirusi mbërrin në Europë, Franca konfirmon dy raste

Koronavirusi mbërrin në Europë, Franca konfirmon dy raste

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn ka konfirmuar se, dy persona janë prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një rast në Paris dhe një tjetër në Bordo.

Një lajm i tillë vjen pasi Kina ka vendosur në izolim 36 milionë njerëz në 13 qytete të saj, pas përhapjes së sëmundjes së re që prek rrugët e frymëmarrjes.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 26 persona. Në Kinë, raportohet për qindra persona të prekur, ndërsa nga një rast janë shënuar në Korenë e Jugut dhe Japoni kurse dy raste të tjera në Singapor.

Në 13 qytete në Kinë janë ndaluar të gjitha udhëtimet me avion, autobus, tren dhe tragete.

Ndërkohë, kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se përhapja nuk është ende një emergjencë globale.