Kryesore Koronavirusi në Itali: Rekord tamponësh, bie ndjeshëm numri i të shtruarve në...

Koronavirusi në Itali: Rekord tamponësh, bie ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale  

Të vdekurit janë akoma shumë, si çdo ditë, ndryshe të dhënat e raportuara sot nga Mbrojtja Civile, do të ishin të gjitha pozitive. Rënie e ndjeshme e të shtruarve në spitale, rritje e personave të shëruar dhe niveli i të prekurve të rinj që qëndron në minimum që nga fillimi i epidemisë.

Të dhënat e buletinit flasin për rënien e ndjeshme të personave të shtruar në spitale: në terapitë intensive gjenden sot 2.936 persona, 143 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 26.893 persona, 750 më pak se dje: rënia më e ulët ditore që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 525 persona (dje viktimat ishin 578), duke arritur një total pre 22.170 të vdekurish.

Të shëruarit kapin kuotën e 40.164 personave, me një rritje ditore prej 2.072 personash (dje u deklaruan të shëruar 962 persona).

Rritja e të sëmurëve (personat pozitivë) është 1189 (dje ishin 1127), ndërsa të prekurit e rinj në 24 orët e fundit janë 3786 (dje ishin 2667). Këto dy të dhëna duhen analizuar vetëm duke konsideruar faktin se janë të lidhur ngushtë me numrin e tamponëve të bërë. Sot janë bërë një numër rekord: 60.999 tamponë (dje 43.715), numri më i lartë deri tani.

Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve i të identifikuara është 1 i sëmurë për 16,1 tamponë të bërë, 6,2 përqind, në të njëjtin nivel si dje (6,1) dhe rezultati i dytë më i mirë që nga fillimi i epidemisë. Në ditët e fundit kjo vlerë ka qenë në mesataren 8,6%. Duket se trendi në Itali po shkon drejt rënies.

Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 168.941.