Kosova Kosova shënon numrin më të lartë të rasteve pozitive me COVID në...

Kosova shënon numrin më të lartë të rasteve pozitive me COVID në një ditë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka pasur nëntë persona të vdekur dhe 546 raste të reja me COVID-19.

Bashkë me humbjen e jetëve të fundit, Kosova numëron 714 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë ditës së fundit janë identifikuar 546 raste pozitivë nga kryerja e 1 626 testeve.

Kosova ka deri tani mbi 21 mijë raste pozitivë nga kryerja e 100 mijë testeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.