Kryesore Stafi i Biden: Optimistë për fitoren pas numërimit të të gjithë votave

Stafi i Biden: Optimistë për fitoren pas numërimit të të gjithë votave

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA është i paparashikueshëm me Donald Trump dhe rivalin e tij Joe Biden, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit me vota, në shtetet kyçe.

Ende është vështirë për të projektuar një fitues nga zgjedhjet për President në SHBA. Votat ende po numërohen në Alaskë, Arizonë, Karolinën e Veriut, Nevada, Uiskonsin, Miçigan, Mejn, Xhorxhia dhe Pensilvani.

Një pjesëtar i stafit të fushatës së Joe Biden thotë se gjërat për kandidatin demokrat po shkojnë në rrugën e duhur, duke u bazuar në shtetet që ka fituar.

Burimi i CNN thotë se pritej që gara të ishte shumë e luftuar.

“Do të duhet të presim votat që kërkojnë më shumë kohë për t’u numëruar. Gjithsesi, jemi optimist se kur të gjitha votat të numërohen, Biden do të dalë fitues”, tha pjesëtari i stafit të fushatës së kandidatit demokrat.