Aktualitet KPK merr vendimin për prokurorin e “Shullazit”

KPK merr vendimin për prokurorin e “Shullazit”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall vendimin përfundimtar për Edvin Kondilin, prokuror i Prokurorisë për Krimet e Rënda, kandidat i SPAK.

KPK vendosi konfirmimin në detyrë për Nakuçin, por gjithashtu vendosi edhe për të transferuar në organet kompetente, për inspektim, shkeljet disiplinore të çështjeve të cilat rezultuan nga gjetjet në aspektin profesional.

Ened Nakuçi është një nga prokurorët e dosjes “Shullazi”, si dhe një prej kandidatëve për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Që prej vitit 2004 ai ka punuar si prokuror te Krimet e Rënda.