Aktualitet Kreu i SPAK: Ka korrupsion në gjithë fushat e strukturat. Prioritet hetimi...

Kreu i SPAK: Ka korrupsion në gjithë fushat e strukturat. Prioritet hetimi i zyrtarëve të lartë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke raportuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, tha se korrupsioni është i përhapur në gjithë fushat e strukturat.

Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, prioriteti i punës së hetuesve ka qenë përveç krimit të organizuar, “edhe korrupsioni, në nivelin e zyrtarëve të lartë, pastrimin e parave”.

Pyetje: A ka korrupsion, a ka pastrim parash? Si është perceptimi?

Arben Kraja: Nga perceptimi ynë si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash.

Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithë shoqëria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.

Ne si SPAK kemi pasur prioritet të paktën pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete të numrit të dënimeve që janë rritur, e janë në rritje në mënyrë të vazhdueshme.