Histori Kur diplomati amerikan humbi në Dajt më 1937 – Ambasadori amerikan dhe...

Kur diplomati amerikan humbi në Dajt më 1937 – Ambasadori amerikan dhe 150 burra në kërkim të tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të hënën e 12 prillit 1937, në faqen n°13, një shkrim rreth humbjes së Benjamin Reath Riggs (sekretar i parë i legatës amerikane) asokohe në Dajt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Gjendet i lënduar në kodrat shqiptare diplomati amerikan

Tiranë, Shqipëri, 11 Prill. — Benjamin Reath Riggs, sekretari i parë i legatës amerikane, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së djeshme në një udhëtim gjuetie në malet e Dajtit, 20 milje në lindje të këtij vendi, u gjet sot në agim nga një grup kërkimi prej 150 burrash.

Riggs ishte shtrirë në fund të një përroske duke vuajtur nga një lëndim në bazën e kafkës dhe ballit. Ai ishte gjysmë i ndërgjegjshëm. Pasi e mori veten, ai tha se kishte goditur kokën në një degë dhe kishte rënë në përrua. Hugh Grant, ministri amerikan, mori pjesë në kërkim.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania