Kuriozitete Kuti kartoni në kokë: Metoda anti-kopjim që ka ngjallur debat

Kuti kartoni në kokë: Metoda anti-kopjim që ka ngjallur debat

Një kolegj në Indi ka aplikuar një formë tejet të diskutueshme anti-kopjimi në provim, duke u vënë studentëve kartoni në kokë.

Kutitë kanë qenë të hapura vetëm në pjesën e përparme, duke u mundësuar studentëve shikim e frymëmarrje normale.

Sipas atyre që kanë bërë gjetjen, kutia në kokë pamundëson lëvizjen e saj në tentativë për të kopjuar, qoftë dhe nga zhurma më e vogël e kartonit. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, duke u shoqëruar me qëndrime por dhe kundër kësaj metode.

“Unë e pashë këtë me një koleg në një kolegj tjetër dhe vendosa ta provoj këtë metodë. Ne u thamë studentëve paraprakisht se çfarë i priste”, shpjegoi një profesor në Kolegjin Bhagat.

Kjo metodë nuk u mirëprit nga autoritetet federale sepse dërgon një mesazh padrejtësie. Më saktë, pse duhet të vuajnë studentët e rregullt për shkak të disa kopjacëve.