Kryesore Lajm i mirë: 6 pacientë lënë spitalin infektiv, në total 31 të...

Lajm i mirë: 6 pacientë lënë spitalin infektiv, në total 31 të shëruar nga koronavirusi

Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19.

Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.

Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Lajmi u përcoll nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19.

Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë.

FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit