Sport Lakers luajnë për herë të parë pas tragjedisë, homazh madhështor për Kobe...

Lakers luajnë për herë të parë pas tragjedisë, homazh madhështor për Kobe Bryant

Los Angeles Lakers u kthyen në parket për herë të parë që nga vdekja tragjike e legjendës së tyre, Kobe Bryant, pas aksidentit me helikopter ku humbi jetën edhe vajza e tij dhe 7 persona të tjerë.

Lojtarët veshën bluza me inicialet KB, në radhën e parë të spektatorëve u lanë dy karrige bosh me trëndafila në nder të Kobe dhe Gianna, shoqet e skuadrës së vajzës së Bryant ishin të pranishme për të parë ndeshjen ndaj Portland TrailBlazers, shkallët ishin të mbushura me fanelat me numër 8 dhe 24, Usher dhe Boyz II Men kënduan në kujtim të Bryant…

Ishte një javë e vështirë për Los Angeles Lakers dhe mungesa e aktivitetit (ndeshja kundër Los Angeles Clippers u anulua) ndihej. Kjo e sotmja nuk ishte një ndeshje për t’u fituar, por thjesht për të qenë prezent. Lakers humbën 119-127 dhe ishte ylli i TrailBlazers, Damian Lillard, ai që shkëlqeu me 48 pikë, 10 asist dhe 9 topa në tabelë.

Dy karrige të lëna bosh në kujtim të Kobe dhe Gianna Bryant
LeBron James mban fjalim përpara ndeshjes ndaj Portland TrailBlazers
LeBron James mban fjalim përpara ndeshjes ndaj Portland TrailBlazers
Dy karrige të lëna bosh në kujtim të Kobe dhe Gianna Bryant
Shkallët e Staples Center të mbushura me fanellën e Kobe Bryant
Inicialet e Kobe Bryant në uniformat e lojtarëve të Los Angeles Lakers

Lojtarët e Los Angeles Lakers gjatë homazheve për legjendën e kësaj skuadre