Extra Leonardo DiCaprio feston 47-vjetorin: 30 fakte që nuk i keni ditur kurrë...

Leonardo DiCaprio feston 47-vjetorin: 30 fakte që nuk i keni ditur kurrë për të

Leonardo DiCaprio, producenti dhe burri më i dëshiruar për femrat, feston sot 45-vjetorin. Mosha e DiCaprios mund të duket e pabesueshme, por mesa duket vitet nuk kanë rëndësi për aktorin pasi ai vazhdon të qëndrojë në krye të klasifikimeve dhe i renditur si ndër më të pëlqyerit.

Jo vetëm një ikonë e kinemasë, por edhe një aktivist i përkushtuar i mjedisit, ai është një nga meshkujt më të njohur të moshës së tij

1- A e dini se roli i parë në një film i Leonardo DiCaprio-s ka qenë në “Critters 3” dhe jo në filmin e njohur “This Boy’s Life”, siç mendohej më parë?

2- Mendohet se ka qenë vetë aktori Robert de Niro që e ka zgjedhur mes dhjetëra djemve të tjerë, DiCaprio-n për rolin e djalit të tij në filmin e tyre të përbashkët “This Boy’s Life”.

3- Në shtatorin e vitit 2014, modeli i veçantë i flokëve të DiCaprio-s në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, krijoi një trend të ri stilimi flokësh te meshkujt.

4- Një gazetar i “Time” e citoi DiCaprio-n të mërzitshëm, prej faktit që ai ishte në gjendje të jepte emrat e 20 specieve të rrezikuara nga zhdukja, të cilat i mbante mend përmendësh.

5- Është një aktivist aq i përkushtuar ndaj ndryshimeve klimatike, saqë në faqen e tij zyrtare ai përfshin 80 për qind të informacionit të shpërndarë nga aktori.

6- Ai nuk ka përdorur kurrë drogë dhe për të luajtur rolin e tij në filmin e njohur “Wolf of Wall Street” iu desh të komunikonte me një ekspert të fushës.

7- Ai dhe aktori Jonah Hill mendohet se kanë parë një video në “YouTube” të quajtur “burri më i dehur në botë”, për t’u frymëzuar për rolin.

8- Kur ishte fëmijë, ai mendohet të ketë marrë pjesë në një shkollë eksperimentale dhe progresive, që tani është një laborator.

9- Koha që kaloi në shkollën që nuk i përkiste shumë sistemit publik të shkollave dhe lagjja jo e mirë, e bëri atë të peshonte tërheqjen nga aktrimi.

10- Nëna e DiCaprio-s vendosi ta quajë atë Leonardo, pasi kur ishte shtatzënë e po shikonte një pikturë të Da Vinçit në një muze, ai hodhi shkelmin e parë.

11- Nëna e tij quhet Irmelin Indenbirken dhe ka lindur në Gjermani.

Leonardo DiCaprio me prinderit e tij

12- Babai i tij, George DiCaprio, është gjysmë bavarez dhe gjysmë italian.

13- Ai e mori kandidimin e parë për çmimin “Oskar” në vitin 1993 për rolin në filmin “What’s Eating Gilbert Grape”.

14- Leonardo DiCaprio është shpërblyer si aktori më i mirë, duke fituar çmim “Oscar” për rolin e tij në filmin “The Revenant” në vitin 2016.

15- DiCaprio ka qenë shumë pranë çmimit “Oscar” edhe pesë herë të tjera.

16- Fotografi Patrick McMullan i bëri Blaine, DiCaprio-s dhe aktorit Lukas Haas, një foto të rrallë dhe të sikletshme në vitin 1995, përpara se fama dhe karriera e Leonardos të merrte majat.

17- Roli i tij te filmi “Titanik” i ka dhënë një famë të jashtëzakonshme dhe e bëri të dashur për të gjithë publikun.

18- Në fakt, rreth 7 për qind e vajzave adoleshente amerikane raportojnë ta kenë parë “Titanikun” dy herë brenda pesë javëve nga data kur u shfaq.

19- Në vitin 1998, DiCaprio vizitonte Luvrin kur një grup i madh vajzash adoleshente e ndiqnin pas.

20- Sipas librit të Mark Begos “Leonardo DiCaprio, heroi romantik”, DiCaprio pikturoi një kryq gjerman në kokë kur ishte fëmijë, pasi po imitonte Charles Manson.

21- DiCaprio i pëlqente shumë vendet e lira në fillim të karrierës së tij dhe ishte i njohur si dikush që nuk linte bakshish.

22- Ai është ndër aktorët më të paguar që nuk ka marrë kurrë pjesë në një film që ka vazhdimësi sërish.

23- Ekziston një fiksim erotik i admirueseve të Leonardo DiCaprio-s që e imagjinojnë atë si “The Other Man”.

24- DiCaprio e takoi Frank Abagnale-n, të cilin ai e luajti në filmin “Catch Me If You Can”, teksa aktronte në po të njëjtin film. DiCaprio u tërhoq aq shumë nga sharmi i Abagnale, saqë e ftoi atë në shtëpinë e tij.

25- Në një intervistë të vitit 2013 për HR, Mark Wahlberg zbuloi se ai dhe DiCaprio fillimisht e urryen njëri-tjetrin kur bënë provat për filmin e vitit 1995 “Basketball Diaries”.

26- Autori Grace Catalano botoi jo një, por dy libra rreth DiCaprio-s përpara se ai të mbushte 25 vjeç.

27- DiCaprio e ndihmoi aktoren Bijou Philips të fitonte rolin në filmin e James Toback të vitit 1999 “Black and White”.

28- DiCaprio është shfaqur për herë të parë në skenë në moshën 5-vjeçare në një shou për fëmijë, por e larguan pasi ishte shumë përçarës.

29- Edhe pse DiCaprio kishte shprehur interes të luante në muzikalin e famshëm “Moulin Rouge”, zëri i tij ia hoqi të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e tij.

30- Ai refuzoi të ishte pjesë e komedisë horror “Hocus Pocus” të Max Dennison, edhe pse pranoi se oferta që iu bë ishte më e madhe nga ç’kishte ëndërruar ndonjëherë.