Bota “Ligji anti-Navalny”, Putin ndalon në zgjedhje organizatat e cilësuara ekstremiste

“Ligji anti-Navalny”, Putin ndalon në zgjedhje organizatat e cilësuara ekstremiste

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që parandalon përkohësisht njerëzit e lidhur me veprimtarinë e organizatave ekstremiste dhe terroriste të kandidojnë për zgjedhje, në të gjitha nivelet.

Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny thonë se kjo lëvizje që synon t’i shmangë ata nga zgjedhjet parlamentare të këtij viti të planifikuara për në shtator.

Miratimi i Putinit për ligjin vjen disa ditë para se një gjykatë të marrë në konsideratë nxjerrjen jashtë ligjit të fondacionit anti-korrupsion të Navalny dhe grupeve të fushatës rajonale me arsyetimin se ata janë ekstremistë.

Ligji ndalon anëtarët ose krerët e grupeve të deklaruar ekstremistë të kandidojnë për vende në parlamenti ose të marrin pjesë në zgjedhje të tjera për periudha që variojnë nga tre deri në pesë vjet.

Legjislacioni në mënyrë efektive prish fushatat për parlamentin e njoftuar nga disa aleatë të Navalny, duke përfshirë Lyubol Sobol, i cili po ndiqet penalisht për një protestë në mbështetje të politikanit të opozitës.