Aktualitet Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër

Lihet në burg 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa siç ka treguar edhe avokati i caktuar nga gjykata, ai nuk ka qarë për krimin e rëndë, ndërsa ka thënë se “ajo që u bë, u bë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Margilen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia.