Aktualitet Tritol në banesë biznesmenit në Krujë, dyshohet se shkak ishte konkurrenca

Tritol në banesë biznesmenit në Krujë, dyshohet se shkak ishte konkurrenca

Një shpërthim me tritol ndodhi në çatinë e një banese në lagjen “Borati” të Krujës, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në banesën e Altin Keqit, pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen ‘Borati’, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Keqi nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.