Aktualitet Lirohet 26-vjeçarja që dyshohet se u përdor si karrem në vrasjen e...

Lirohet 26-vjeçarja që dyshohet se u përdor si karrem në vrasjen e Hekuran Billës

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës 11 Qershorin e vitit të kaluar në Tiranë.

Sipas Prokurorisë e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.

Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Pas ngjarjes e reja pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të ketë ndihmuar në vrasjen e tij.

Për të njëjtën ngjarje në qeli janë Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali.