Kuriozitete Lopët kërcënojnë planetin. Ja pse

Lopët kërcënojnë planetin. Ja pse

“Industria e mishit prodhon 49% të ndotjes së mjedisit. Për këtë arsye duhet frenuar prodhimi i mishit brenda vitit 2100”. Një grup prej 50 shkencëtarësh ndërkombëtarë japin alarmin, se nëse duam të respektojmë traktatin e Parisit në limitet e tij për të evituar ngrohjen globale masive, duhen marrë masa në gjithë industrinë botërore.

Sipas statistikave të deritanishme, nga vitit 1990-2017 prodhimi i mishit, qumështit,vezëve ka kaluar nga 758 në 1257 milionë tonë në vit dhe nëse sektori do të vijonte me këto ritme, në vitin 2030 industria do të përbënte 49% të ndotjes mjedisore dhe çlirimit të Co2 në atmosferë. Përtej gjenerimit të gazit metan, kafshët zënë 80% të tokave të kultivuara, duke sakrifikuar pyjet dhe ndërkohë përmbushin vetëm 18% të kalorive që mbërrijnë nga ushqimi për njeriun.

Aktualisht 60% e biomasës se gjitarëve në Tokë përbëhet nga lopët e derrat, 36% nga humanët dhe vetëm 4% nga gjitarët e egër. Kështu që ekspertët e fushës sugjerojnë që duhet vendosur sa më shpejt objektivë të qartë për të frenuar rritjen masive të blegtorisë, në mënyrë që edhe toka të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme me sa më pak efekte anësore për klimën dhe ngrohjen globale, për të lënë një trashëgimi më të mirë për brezat e ardhshëm e fëmijët tanë.