Extra Luizi njofton bashkëpunimin e bujshëm me Getoar Selimin

Luizi njofton bashkëpunimin e bujshëm me Getoar Selimin

Luiz Ejlli ka shprehur gjithmonë pëlqimin për disa nga artistët e muzikës shqiptare, ku mes tyre ka qenë edhe Getoar Selimi, me këngët e së cilit shpesh herë është bërë ‘viral’ në rrjet.

Teksa në një nga intervistat e tij është shprehur se do të donte të bashkonte Noizyn dhe Ghetto Geasyn për një bashkëpunim, së fundmi, gjatë koncertit të tij të fundit, këngëtari njoftoi projektin e tij më të ri.

Ai deklaroi se kënga e tij më e re do të jetë me Getoarin, gjë që ai e ka ëndërruar për një kohë të gjatë.

“Bashkëpunimi im i parë do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën, me Getoarin. Keni për tu kënaqur, kam dalë pak si i fortë.”