Politika Macron dhe Sanchez urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Macron dhe Sanchez urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje

Të shumta janë mesazhet e urimit për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit për Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë orëve të pasdites të kësaj të mërkure, Rama ka marrë urime nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu sikurse edhe nga Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Më herët një urim për fitoren erdhi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Liderë të tjerë që kanë përcjellë urimet e tyre për Kryeministrin e Shqipërisë janë Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri grek Mitsotaqis, ministri i Jashtëm italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, etj.