Aktualitet Makina përplas për vdekje gruan në Tiranë

Makina përplas për vdekje gruan në Tiranë

Një grua humbi jetën në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Gruaja, një 61-vjeçare me iniciale L.N., u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, shoferi i automjetit përfundoi në prangat e policisë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.