Sport Mbappe nuk dëshiron të rinovojë me PSG, Reali në pritje

Mbappe nuk dëshiron të rinovojë me PSG, Reali në pritje

PSG nuk po kalon një periudhë të mirë. Ndonëse në vitet e kaluara ishte skuadra më aktive në blerje lojtarësh, këtë vit po ndodh krejt e kundërta. Yjet po tentojnë të largohen nga kryeqyteti francez!

Pas largimit të Rabiot, Buffon, Dani Alves e Neymar që po “flirton” me Barcelonën, një tjetër lojtar, simboli i kampionëve të Francës dëshiron të largohet në një tjetër skuadër.

E kemi fjalën për Kylian Mbappé, i cili sipas prestigjiozes Marca, nuk dëshiron të zgjasë kontratën që i skadon në vitin 2022, pavarësisht këmbënguljes së klubit. Edhe pse 3 vite nga fundi i kontratës, PSG kërkon të blindojë sulmuesin për të larguar klube si Reali i Madridit që po qëndron pas dere për yllin francez.