Politika McGonigal pranon fajësinë/ Basha: Rama dhe Berisha tentuan të bëjnë pis PD-në

McGonigal pranon fajësinë/ Basha: Rama dhe Berisha tentuan të bëjnë pis PD-në

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se ish ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Basha përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se dyshja “Sali Berisha dhe Edi Rama u vunë në sulm për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua.

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.

Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”.

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumentave në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.