Extra “Më thonin që do bëhesha shitës domatesh”, Jul Deda rrëfen historinë si...

“Më thonin që do bëhesha shitës domatesh”, Jul Deda rrëfen historinë si u bë aktor

Loja ka filluar dhe banorët e ‘Big Brother Vip 3’ kanë filluar të rrëfejnë historitë e tyre, qoftë për karrierën apo jetën private.

Aktori Jul Deda, është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se kur ka qenë i vogël, në shkollë i thoshin se do bëhej shitës domatesh, pasi nuk kishte asnjë lidhje me të atin.

“Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj un direkt fup”, tha aktori.