Politika Mesazhi i fundit i ambasadores Hohmann: Mbështetje rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit...

Mesazhi i fundit i ambasadores Hohmann: Mbështetje rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, këtë të martë kryesoi takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë.

Ajo u shpreh ndër të tjera në reagimin e saj se ka qenë një privilegj për të, të punojë me gjithë stafin e BE për të mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Sot kryesova takimin tim të fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë. Ka qenë një privilegj për mua të punoj me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Së bashku, Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, shkruan Hohmann

Hohmann do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit.