Politika Meta vlerëson Rexhep Meidanin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”: Shembull për politikanët

Meta vlerëson Rexhep Meidanin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”: Shembull për politikanët

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këtë të hënë me dekoratën e Flamurit Kombëtar, Rexhep Meidanin. Ceremonia e dekorimit mbahet edhe me rastin e 76-vjetorit të tij të lindjes.

Në fjalimin e mbajtur, kreu i shtetit u shpreh se ish-presidenti është një shembull për të gjithë politikanët e rinj, pasi ka dhënë një kontribut të madh, ndërsa shtoi se do të mbetet një nga personalitetet më të shquara.

Po ashtu, Meta iu kërkoi falje të gjithë personaliteteve që do të donin të ishin prezentë, por nuk mundën për shkak të kushteve të shkaktuara nga pandemia.

“Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremoni solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë. Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën. Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikpritjes shqiptare. Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm.”