Bota Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ekstradimin e FETO-s

Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ekstradimin e FETO-s

Ministri turk i Drejtësisë Abdulhamit Gul ka përsëritur kërkesën e tij për ekstradimin e liderit të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në një letër për homologune tij amerikan, tha ministri të premten.

Në një deklaratë, ministri turk i drejtësisë theksoi rëndësinë e ekstradimit të Fetullah Gulen dhe anëtarëve të FETO-s, grupi që fshihet pas grushtshtetit në Turqi.

Ministri turk i përcolli mesazhin për të thelluar hetimet William Barr për të zbuluar “fytyrën e vërtetë” të FETO-s.

FETO dhe lideri i tij Gulen orkestruan grushtshtetin më 15 korrik 2016 në Turqi, ku vdiqën 251 njerëz dhe 2,200 njerëz mbetën të plagosur.