Extra “Miss Ushtria”, njihuni me oficeren-modele të Gardës Kombëtare të Putinit

“Miss Ushtria”, njihuni me oficeren-modele të Gardës Kombëtare të Putinit

Anna Khramtsova, fituese e konkursit

Një 31-vjeçare e martuar dhe me një fëmijë, ka fituar konkursin e bukurisë në Gardën Kombëtare të Rusisë.

Anna Khramtsova doli fituese në një konkurs me më shumë se 1000 konkurrente, të gjitha pjesëtare të Gardës Kombëtare, një fraksioni të ushtrisë ruse që raporton drejtpërdrejt në Kremlin.

Në një intervistë për televizionet ruse, ajo thotë se i është dashur që të luftojë me seksizmin gjatë ushtrimit të detyrës në një organizatë me 340 000 pjesëtarë, të ngritur personalisht nga Vladimir Putin.

“Gjithmonë dëgjoj ato shakatë e vjetra për biondet që shërbejnë në ushtri, por i injoroj dhe bëj punën time me stil”, thotë Anna. Ajo vjen nga një familje ushtarakësh, pasi babai i saj ka shërbyer në ushtri, por edhe polici  për 30 vjet, ashtu si dhe e ëma. “Jam krenare që vazhdoj dinastinë”, shton.

E lindur në Yekaterinburg, Khramtsova ka qenë më parë oficere policie dhe gjithashtu ka një diplomë në drejtësi. Kur tregon aftësitë e saj në qitje, Anna thotë: “Më e rëndësishmja është që të qëllosh me qetësi, merr frymë dhe qëllo”.

Përveç oficeres fituese, edhe konkurrentet e tjera do të kenë mundësi të bëhen të famshme. Ato kanë postuar në internet fotografitë e tyre dhe 12 më të bukurat do të publikohen në një kalendar për vitin 2020.

Garda Kombëtare është një forcë ushtarake që kryen aktivitetin e saj brenda territorit të Federatës Ruse.

Në misionin e saj përfshihet sigurimi i kufijve të shtetit, kontrolli i armëve, lufta ndaj terrorizmit, krimit të organizuar, ruajtja e sigurisë publike dhe e objekteve shtetërore me rëndësi të veçantë.