Kuriozitete Mister në univers, astronomët zbulojnë mesazhin që përsëritet çdo 157 ditë

Mister në univers, astronomët zbulojnë mesazhin që përsëritet çdo 157 ditë

Astronomët prej vitesh janë të angazhuar në katalogimin e çdo mesazhi që vjen nga universi, qoftë ai i  dukshëm nga çdo cep i planetit, qoftë i ardhur nga galaktikat më të largëta, dhe i zbuluar vetëm me teknologjinë më të avancuar.

Por është vetëm hera e dytë në histori që një nga këto mesazhe të quajtura FRB, një formë “shpërthimi” të valëve radio që mund të gjurmohen deri në burimin e tyre, të përsëriten me një formë skeme periodike, dhe të mistershme.

Fillimisht ishte sinjali FRB “180916. J0158+65” i cili përsëritej çdo 16 ditë, ndërkohë që tani astronomët e Observatorit Jodrell në Britaninë e Madhe kanë identifikuar një sinjal tjetër, i quajtur FRB 121102, që ka një periudhë 90 ditore ku mund të ndodhë, dhe më pas zhduket për 67 ditë, me një skemë që përsëritet i tillë çdo 157 ditë.

Se cili fenomen shkakton një shpërthim të tillë sa të gjenerojë valë radio, këtë astronomët ende nuk dinë ta përcaktojnë, veçanërisht duke menduar se burimi i mesazhit vjen nga një galaktikë që ndodhet rreth 3 miliardë vite dritë. Mund të jetë orbita e një ylli gjigant, por edhe një vrimë e zezë, edhe pse nuk shpjegohet ende zgjatjen e sinjalit.

Dhe ndërkohë që shkencëtarët refuzojnë të lidhin diçka të tillë me një mesazh “inteligjent”, të një qytetërimi të humbur diku në univers, sërish duket e qartë që pothuajse gjithçka është ende për t’u zbuluar, kur ngremë sytë duke parë qiellin.