Aktualitet Mjalti, “ilaçi” që nuk i shpëton rritjes së çmimit: Do të kushtojë...

Mjalti, “ilaçi” që nuk i shpëton rritjes së çmimit: Do të kushtojë 10 % më shtrenjtë

Rritjes së çmimit nuk do të mund t’i shpëtojë as mjalti, që konsiderohet si një “ilaç” natyral që përdoret për luftimin e një sërë sëmundjesh.

Në një intervistë për TV SCAN, Kryetari i Federatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Doktor Vitor Malutaj, shprehet se ky produkt do të kushtojë rreth 10 për qind më shtrenjtë për shkak të rritjes së kostove në tërësi për bletërritësit.

Por sa kushton aktualisht një kilogram mjaltë në vendin tonë? Sipas Doktor Malutaj kjo varion nga lloji i këtij produkti.

Në total në vendin tonë janë afro 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për hobi.

Elisabeta Dosku / SCAN