Bota Lot gëzimi, përqafime, puthje, amerikanët festojnë rrugëve fitoren e Joe Biden (FOTO)

Lot gëzimi, përqafime, puthje, amerikanët festojnë rrugëve fitoren e Joe Biden (FOTO)

Amerikanët kanë vërshuar rrugëve pas lajmit se Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Në shumë qytete të SHBA, qytetarët kanë dalë në rrugë për të festuar me banderola, flamuj amerikanë si dhe duke respektuar në disa raste ose jo masat ndaj COVID-19.

Për më tepër është parë se disa amerikanë e kanë përjetuar shumë situatën e zgjedhjeve sa që pas lajmit të sotëm janë parë të përlotur për fitoren e Biden.

Megjithatë ka miliona njerëz në SHBA që janë mbështetës të Trump dhe janë të zhgënjyer nga ky rezultat.