Kryesore Mrekulli në Durrës/ Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Mrekulli në Durrës/ Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Një mrekulli e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet shpëtimi i Klajdi Qatos, djali i pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

25-vjeçari ishte zënë nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshen.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndoshë e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxor edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë, por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi i tij, dhe vdiq në duart e familjarëve të vet.

Por kërkimet e mundimshme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25-vjeçar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpëtimit mes brohoritjeve të një numri të madh banoresh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij.

Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma” që u shemb i tëri.