Politika Murrizi dhe Gjoni: Nuk do e votojmë “5 Qershorin”

Murrizi dhe Gjoni: Nuk do e votojmë “5 Qershorin”

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës ka përfunduar me nënshkrimin e një marrëveshjeje politike mes palëve.

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar se palët kanë rënë dakord që në seancën e 23 Korrikut do të votohen ndryshimet kushtuese të dakordësuara më 5 Qershor me opozitën jashtëparlamentare, si dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve.

Por në deklaratat e dhëna për mediat pas kësaj marrëveshjeje, Myslim Murrizi tha se nuk do ta votojë marrëveshjen e “5 qershorit”

“Kam firmosur që jam kundër një kësaj marrëveshje dhe nuk do votojmë atë  marrëveshje. Kemi firmosur për dy pika. Do t’jua vë në dispozicion marrëveshjen që kam firmosur unë. Nëse ju keni marrëveshje tjetër, nuk e di se të kujt, të ferrave apo të bunkerave. Jam dakord me marrëveshjen dhe jam kundër pikës 1 dhe Grupi Demokrat do të votojë kundër. Kam përcjellë vendimin unanim të grupit parlamentar demokrat“, tha Murrizi.

Po ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni deklaroi se as ai nuk do të votojë pro kësaj marrëveshje, por vetëm hapjen e listave.