Aktualitet Ndërhynë për të shuar konfliktin mes çiftit, si nisi sherri që i...

Ndërhynë për të shuar konfliktin mes çiftit, si nisi sherri që i kushtoi jetën 23-vjeçarit shqiptar

Komuniteti në Turbigo ka mbetur i tronditur për vdekjen e 23-vjeçarit Emanuel Rroku, të riut me origjinë shqiptare i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali. Të dielën, autoritetet mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes së rëndë e cila ndodhi orët e vona të së premtes.

Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve policore, që përveç dëshmitarëve të shumtë, kanë analizuar edhe pamjet e sigurisë në lokal, duket se i gjithë sherri nisi për një vajzë. Më saktë, rezulton se viktima dhe miqtë duket se kanë ndërhyrë për të shuar një konflikt mes një çifti.

Fillimisht debati në lokal e më pas të shtënat në rrugë. I pari që mori plumb ishte një 30-vjeçar i cili mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Busto Arsizio.

Më pas, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, i identifikuar si Rigels Gjinaj, 34 vjeç, u rrethua nga grupi i shqiptarëve që tentuan t’i hiqnin nga dora armën e zjarrit. Pikërisht në këtë moment ndodhi dhe tragjedia, pasi nga arma e tij doli është një plumb që e kapi Emanuelin në qafë. 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Legnano, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Vrasësi i tij ndodhet po ashtu në spital, ende në gjendje të rëndë, pasi u dhunua nga miqtë e shqiptarit, të cilët e mbajtën aty deri kur erdhën karabinierët.