Kuriozitete Ndodhej në Antarktidë prej 60 milionë vitesh, zbulohet misteri i “gjësë” që...

Ndodhej në Antarktidë prej 60 milionë vitesh, zbulohet misteri i “gjësë” që habiti studiuesit

Për vite paleontologët e kishin quajtur thjesht “gjëja”, sepse nuk kishin ide se çfarë përfaqësonte. Një fosil i gjetur në Antarktidë,  rreth 28 centimetra i gjatë, sa një top futbolli, padyshim jo një gur, padyshim pjesë e një qenie të gjallë.

Por sot rezultati i hulumtimit mbi objektin e gjetur nga një ekspeditë kiliane në 2011 u qartësua, të paktën në elementët më kryesorë, dhe u botua në revistën prestigjioze Nature.

Fosili i vezës gjigante

Sipas Lucas Legendre, studiues i Universitetit të Teksasit dhe autori kryesor i studimit, kemi të bëjmë me një ”vezë fosile shumë të rrallë, më e madhja e gjetur ndonjëherë me lëvozhgë të butë”.

Mundësia që “gjëja” të ishte një vezë gjigante u teorizua ne vitin 2018, por vetëm dy vite më vonë u mbështet në fakte.

Mososauri dhe dimensionet e tij

Studiuesit besojnë se veza nuk vjen nga një dinozaur, por nga ndonjë tip reptili gjigant, si mososaurët, të gjatë deri në 30 metra dhe me peshë 30 tonelata, që rreth 60 milionë vjet më parë, epokë të cilës i përket veza, ishin të shumtë në Antarktidën që paraqitej si një zonë tejet më e ngrohtë se sot.