Sport Ndoj: Kombëtarja më ka munguar shumë, kemi nevojë për tifozët kundër Andorrës

Ndoj: Kombëtarja më ka munguar shumë, kemi nevojë për tifozët kundër Andorrës

Edhe pse është kthyer të luajë me Brescian tashmë në elitën e futbollit italian Serie A, Emanuele Ndoj e pranon se nuk ka ende 90 minuta në këmbë. Mesfushori i talentuar i pranishëm në konferencë për shtyp bashkë me Uzunin, nënvizoi se kombëtarja shqiptare i ka munguar shumë gjatë këtyre muajve të fundit.

“Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur dy ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri. Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari. Andorra? Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra. Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”, tha Ndoj.