Kryesore Negociatat me grupimin Alibeaj, Berisha: As kam kushte dhe as nuk marr...

Negociatat me grupimin Alibeaj, Berisha: As kam kushte dhe as nuk marr kushte

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kishte rezervuar pasditen e të hënës për partitë aleate jo parlamentare për një takim me ta në selinë blu.

Para takimit, Berisha tha se nuk ka kushte dhe as nuk merr kushte në lidhje me negociatat me grupin tjetër të Partisë Demokratike. Po ashtu ai theksoi se PD-ja nuk do të tërhiqet nga primaret.

Pyetje: Zoti Bardhi është emëruar si përfaqësues i grupit tjetër?

Sali Berisha: As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale.

Pyetje: Nuk tërhiqeni nga primaret?

Sali Berisha: Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kusht i ekzistencës. Nuk tërhiqet kush nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret.