Extra Nga banori i preferuar i “BBV” te Donaldi që nuk pranoi humbjen,...

Nga banori i preferuar i “BBV” te Donaldi që nuk pranoi humbjen, Eduart Grishaj i tregon të gjitha

Bashkëshorti i Arbana Osmanit, por njëkohësisht edhe regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatër mbetja e aktorit Donald Veshaj, për humbjen që pësoi.

Gjatë intervistës, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.

Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj.

Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.

Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej”.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.

“Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.

Përpos kësaj, Eduarti gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë.

Kur u pyet për gjininë e bebit, tha se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër portale online që është gocë.

“Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emision pastaj… (qesh). Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm.”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë që Arbana e bëri të ditur  shtatzënë e saj në finalen e “Big Brother VIP”.