Aktualitet Një tërmet i lehtë godet Kepin e Rodonit

Një tërmet i lehtë godet Kepin e Rodonit

Një tërmet i lehtë ka lëkundur mbrëmjen e sotme Durrësin dhe zonat përreth.

Sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 3.5 të shkallës rihter me epiqendër në det, mes Kepit te Rodonit dhe Bisht Pallës.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 15 kilometrat në det.

Ndërkohë, deri më tani nuk raportohen dëme materiale.