Bota Nobeli në Fizikë shkon për shkencën e Informatikës Kuantike

Nobeli në Fizikë shkon për shkencën e Informatikës Kuantike

Shkencëtarët Alain Aspect, John Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar Çmimin Nobel 2022 në Fizikë për eksperimentet për kapjen e fotoneve për shkencën e Informatikës Kuantike.

Çmimi me vlerë 10 milionë korona suedeze ose 902,315 dollarë, jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Rezultatet e tyre kanë hapur rrugën për teknologjinë e re të bazuar në Informacionin Kuantik. Efektet e pashprehura të mekanikës kuantike kanë filluar të gjejnë aplikime.

Tani ekziston një fushë e madhe kërkimi që përfshin kompjuterë kuantikë, rrjete kuantike dhe komunikim të sigurt të koduar kuantik.

Ky është Nobeli i dytë që jepet këtë javë pasi shkencëtarit suedez Svante Paabo fitoi çmimin për Fiziologji ose Mjekësi. Çmimi i fizikës ka zënë shpesh skenën qendrore midis çmimeve, duke shfaqur emra të njohur të shkencës si Albert Einstein, Max Planck, Pierre Curie dhe Marie Curie, dhe zbulime të mëdha që kanë riformuar mënyrën se si ne e shohim botën.

Vitin e kaluar, shkencëtarët Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi ndanë çmimin e fizikës për punën e tyre në sistemet komplekse fizike si ndryshimi i klimës së Tokës, kyç për të kuptuar ngrohjen globale.

Pas Nobelit në Fizikë dhe Mjekësi do të ndahen çmimet për kiminë, letërsinë, paqen dhe ekonominë.