Bota Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: Anija që ka bllokuar Kanalin i...

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: Anija që ka bllokuar Kanalin i Suezit

Një anije e madhe kontejnerësh ka bllokuar Kanalin e Suezit pasi u përplas nga goditja prej një erë të fortë, duke bërë që të bllokohet trafiku në një nga rrugët detaro-tregtare më të ngarkuara në botë.

Fotot e publikuara tregojnë anijen tajvaneze MV Ever Given, 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, duke bllokuar çdo trafik në kanal, duke rrezikuar të shkaktojë vonesa që mund të sjellin katastrofa në ushqim, por edhe në transportin e vaksinave.

“Anija me kontejnerë u përplas, ndoshta pasi u godit nga një erë”, tha Evergreen Marine Corp.

Kompania theksoi se është në kontakt me të gjitha palët për të ndihmuar anijen sa më shpejt të jetë e mundur.

Agjencia Bloomberg raportoi se pas incidentit, më shumë se 100 anije po prisnin të kalonin përmes kanalit.

Sipas faqes që ndjek lëvizjen e Gjetësit të Anijeve, anija ishte rrugës për në Roterdam.

Rreth 10 për qind e tregtisë ndërkombëtare detare kalon përmes Kanalit të Suezit, i cili u hap në 1869.

Gati 19,000 anije kaluan përmes tij vitin e kaluar, dhe kanali është një burim kryesor i të ardhurave për Egjiptin, duke sjellë 5.61 miliardë dollarë të ardhura vetëm vitin e kaluar.