Aktualitet Nuk pranoi gjobën, 41-vjeçari godet efektivin e policisë

Nuk pranoi gjobën, 41-vjeçari godet efektivin e policisë

Një 41-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka goditur punonjësin e policisë.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se efektivët e patrullës e kanë ndaluar F. N., për t’i komunikuar masën administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, por ai e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.