Aktualitet Operacioni antidrogë në Korçë, arrestohen 8 shtetas

Operacioni antidrogë në Korçë, arrestohen 8 shtetas

Policia e Korçës ka gjatë natës së djeshme ka vënë në pranga 8 persona, ndërsa disa persona u  shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Aksioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë ka proceduar penalisht gjithsej 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 persona të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Te sekuestruar nga policia:

– 388 gramë kokainë e ndarë në doza

– 9 kilogramë kanabis

– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak

– 9 automjete

– 28 aparate celular

– 6 peshore elektronike

– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale

-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.