Kuriozitete Orë me diamante dhe piktura: Rama zbulon koleksionin e pazakontë në bodrumin...

Orë me diamante dhe piktura: Rama zbulon koleksionin e pazakontë në bodrumin e Kryeministrisë

Gjatë një interviste-rrëfim mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe koleksionin e dhuratave të pranuara nga ana e tij me të cilat ka krijuar një muze në Kryeministri.

Ndër dhuratat e pranuara në koleksionin e kryeministrit nuk mungonin as ato të shtrenjtat. Nga kamera ra në sy një orë e shtrenjtë e mbushur me diamante.

Rama tha se dhuratat do i mbeten koleksionit të Kryeministrisë për të cilën kërkoi që të vijohet si traditë edhe nga pasardhësit e tij.

Edi Rama: Këto janë ora…

Blendi Fevziu: Njëra prej tyre mesa shoh e mbushur me diamante.

Edi Rama: Kjo është arsye që vijnë të na shpërthejnë Kryeministrinë.

Blendi Fevziu: Çelësin e mban vetëm ti?

Edi Rama: Jo unë nuk kam çelës, kjo është me kod, me kamera, e me të gjitha.