Kryesore Paketa anti-KÇK, presidenti Meta: Një grusht shteti

Paketa anti-KÇK, presidenti Meta: Një grusht shteti

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar këtë të shtunë nismën ligjore të ndërmarrë nga Qeveria të njohur si paketa anti-KÇK, duke e quajtur një grusht shteti.

Meta, në një në Facebook, shprehet se miratimi i ligjit anti-kushtetues të “KRYEKÇK-së” një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, ishte pabesi.

Ai shkruan se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm

“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, shkruan Meta.