Sport Pandemia e koronavirusit? Në Bjellorusi nuk duan t’ia dinë

Pandemia e koronavirusit? Në Bjellorusi nuk duan t’ia dinë

COVID-19 ka paralizuar aktivitetet sportive në pjesën më të madhe të botës, përfshirë dhe ndeshjet e futbollit. Përjashtim bën Bjellorusia, ku gjithçka vijon normalisht. Kampionati jo vetëm që vijon të luhet, por dhe me praninë e tifozëve.

Në takimet e fundit masa e vetme që është marrë nga federata bjelloruse ishte që në hyrje të stadiumit, tifozët të kontrolloheshin nëse kishin temperaturë apo jo. Vetë fansat po ashtu nuk i druhen mundësisë së infektimit, pasi në stadium pjesa më e madhe e tyre nuk kishin asnjë masë mbrojtëse.

Bjellorusia është një nga vendet më pak të infektuara, pasi deri ditën e shtunë numëronte 94 të prekur dhe asnjë viktimë. Fakti që pandemia konsiderohet nën kontroll në këtë vend i ka bërë drejtuesit e federatës që të mos e shohin si mundësi ndërprerjen e kampionatit apo zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.