Kryesore Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i kthehet normalitetit, Bardhi kërkon pavlefshmërinë e...

Pas 5 muajsh kaos, Kuvendi i kthehet normalitetit, Bardhi kërkon pavlefshmërinë e seancës së kaluar

Pas 5 muajsh, Kuvendi i kthehet normalitetit. Këtë të enjte pritet që të votohet ngritja e dy komisioneve hetimore, të dakordësuara mes palëve politike.

Të pranishëm në sallë janë deputetët e mazhorancës, deputetët e opozitës si dhe ambasadorët e huaj në Tiranë.

Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi nga foltorja që të shpallen të pavlefshme të gjitha votimet e kryera seancën e shkuar, nën drejtimin e Ermonela Felajt. Sipas Bardhit nuk është zbatuar Kushtetuta pasi nuk kishte kuorum në miratimin e projektligjeve.

“Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës së kaluar, 68 deputetë, në emër të grupit parlamentar ju jam drejtuar zyrtarisht ju për të shpallur pavlefshmërinë e seancës së kaluar. Do duhet të ishin 71 deputetë, ndërkohë që në procesverbal është shkruar qartë gjendja e seancës. Ju kërkoj të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve në seancën e shkuar”, deklaroi Bardhi.

“Sekretariati nuk ka marrë ende vendim, procesverbali ka reflektuar gjithë situatën e asaj seance”, ishte përgjigjja e Nikollës.