Kuriozitete Pas zhdukjes, rikthimi i çuditshëm i një qeni në shtëpi

Pas zhdukjes, rikthimi i çuditshëm i një qeni në shtëpi

Një histori e lezetshme na vjen nga Karolina e Jugut.

Pronarja e një qenushja me emrin Rajah, Mary Lynn Whitacre, e gjeti veten në telashe të dielën kur kafsha iku nga shtëpia sepse ishte frikësuar nga fishekzjarret.

Ajo vrapoi drejt kodrave përreth dhe nuk u kthye për disa orë. Mary kërkoi ndihmë në Facebook në lidhje me zhdukjen e qenit në faqe të shumta dhe u lut për ndihmë.

Ndërkohë, burri i saj, Ryan, doli nëpër rrugët e qytetit me makinë me shpresën për ta gjetur.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi më shumë se mirë sepse Rajah erdhi në shtëpi vetëm. Ajo i ra ziles së derës në 3 të mëngjesit të së hënës. Kur e pa, Ryan fillimisht mendoi se dikush e kishte sjellë dhe e la atë në derë, dhe pasi kontrolloi pamjet nga kamera e shtëpisë, u sigurua që ajo i binte ziles vetë.

“Ne po vdisnim nga të qeshurat! Unë madje nuk e di se si ajo dinte ta bënte këtë. Unë kurrë nuk ia kam treguar mënyrën se si. Ajo nuk del në oborrin e përparmë përveç në makinë, kështu që kurrë nuk na ka parë ne duke përdorur zilen e derës”, tha ai.