Aktualitet Pasuri e ardhur nga krimi, konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro...

Pasuri e ardhur nga krimi, konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në pronësi të 43-vjeçarit në Lushnje

Një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar është konfiskuar mesditën e sotme në Lushnje. Ky apartament është në pronësi të 43-vjeçarit me inicialet J. S., të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Ka dyshime të forta se apartamenti i konfiskuar është përfituar nga veprimtari kriminale, për trafik droge dhe krimeve kundër personit. Ndërkohë, hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të tij ose të familjarëve.

“Vijon puna hetimore për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit J. S., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi J. S. ka qenë i dënuar.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të”, njoftoi policia.