Aktualitet Përgjimet mes Cosa Nostrës dhe Taçit, nisin hetimet për Presidentin e Malit...

Përgjimet mes Cosa Nostrës dhe Taçit, nisin hetimet për Presidentin e Malit të Zi

Prokurorët në Malin e Zi nisin hetimet për përfshirjen e Presidentit Milo Gjukanoviç në rrjetin e pastrimit të parave të mafies italiane në Ballkan.

Emri i tij del në përgjimet e Cosa Nostrës të kryera nga prokurorët në Palermo, nga të cilat po ashtu rezultoi i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi.

Mediat shkruajnë se banka ku organizata mafioze italiane do të kryente dërgesën e parave është në pronësi të vëllait të Presidentit, Ago Gjukanoviç.

Megjithatë, kreu i shtetit malazez ka mohuar akuzat dhe është shprehur i hapur për t’iu përgjigjur prokurorëve në çdo moment.