Aktualitet Përndiqte një vajzë dhe e mori me forcë në makinë, arrestohet 23-vjeçari

Përndiqte një vajzë dhe e mori me forcë në makinë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi përndiqte një vajzë dhe e mori me forcë në makinë.

I riu me iniciale K.B. u arrestua pas denoncimit që bëri vajza me iniciale M.S. nga Shijaku, e cila kallëzoi se 23-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe më pas e ka marrë me forcë në makinën e tij pa dëshirën e saj.

Pas denoncimit, i riu u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë dhe akuzohet për përndjekje dhe heqje e paligjshme e lirisë.