Aktualitet Pse çdo i intubuar në Shqipëri ndërron jetë? Si përgjigjet Manastirliu

Pse çdo i intubuar në Shqipëri ndërron jetë? Si përgjigjet Manastirliu

Kjo ishte pyetja e Blendi Fevziut për ministren e Shëndetit Ogerta Manastirliu, për pacientët me koronavirus në Shqipëri, që kanë treguar se ata që kanë shkuar në shkallën e fundit, pra në intubim kanë ndërruar jetë. Por ministrja thotë se ky fatalitet ka ndodhur për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese të pacientëve. Ministrja tha se trajtimet e tyre janë bërë sipas protokollit që po ndjek gjithë bota.

Në Shqipëri kemi diçka absurde, çdo i intubuar ka përfunduar me vdekje, çfarë po ndodh dhe pse kjo përqindje?

Manastirliu: Duhet të presim fundin e luftës për të bërë bilancet. Garantoj që mjekët tanë punojnë me të njëjtat kushte siç punojnë kudo në botë.

Pse nuk ka shpëtuar akoma asnjë në respirator?

Manastirliu: Pacientët në respirator trajtohen me gjithë protokollin që përdoret në botë.

I intubojmë me vonesë nuk dimë të përdorim aparatin?

Manastirliu: Nuk hyjmë dot në këto analiza, puna që bëjnë mjekët është heroike. Më kanë raportuar ekspertët për fatalitetitet, është pikërisht për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese. Kanë qenë raste shumë të vështira, determinante kanë qenë sëmundjet kardiake, diabeti, hemorragji cerebrale që kanë çuar në fatalitet.

Sa testime mund të kryejë Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron me përgjegjësi se vendi ynë i ka marrë të gjitha masat për të kryer testimet e nevojshme ndaj qytetarëve që dyshohen të infektuar nga koronavirusi COVID-19.

Manastirliu u pyet konkretisht sa teste ka Shqipëria, duke iu referuar edhe deklaratave të Lulzim Bashës për të rritur numrin e testimeve.

Manastirliu: Mund t’ju them me plot përgjegjësi që Shqipëria i ka marrë masat në vazhdimësi dhe ka siguruar të gjithë testet e nevojshme për të realizuar testimet për persona të cilët janë të dyshuar të gjithë kontaktet e tyre të afërta apo kontaktet e e dyta dhe të treta për të diagnostikuar nëse janë apo jo me COVID.

Sa teste kemi konkretisht? A keni një shifër?

Manastirliu: Testet janë të mjaftueshme. Nëse do t’ju thoja sot një shifër që edhe mund t’ju a them, por në vazhdimësi ne furnizohemi dhe kemi rritje të stokut. Edhe sot kanë ardhur kite të reja, janë 2 mijë. 4 mijë është lidhur kontrata për të ardhur, 10 mijë po bëhet procedura, 20 mijë nga OBSH. Pra, kitet janë në vazhdimësi. Por edhe kontrata përsa i përket 1 mijë kiteve në QSUT është gati dhe fillon procesimi i testeve dhe në QSUT.